Mirë se vini në buletinin e tretë të projektit - MENTUPP `Promovimi i Shëndetit Mendor dhe Ndërhyrja në Vendin e Punës`!
Ashtu si në pyetësorin e dytë, nëse qendra/institucioni ku punoni i përket grupit të ndërhyrjes (grupi që është regjistruar në platformën MENTUPP Hub, mund të na njoftoni për eksperiencën tuaj në MENTUPP Hub dhe nevojën për përmirësime, përmes plotësimit të pyetësorit. Ne jemi të përkushtuar t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme. Nëse qendra/institucioni ku punoni i përket grupit të kontrollit (grupi që nuk ka pasur akses në platformën MENTUPP Hub, ju mund të na informoni mbi eksperiencën tuaj që nga fillimi i projektit MENTUPP.
Ju lutemi bashkohuni së bashku me të tjerë profesionistë në organizata nga e gjithë Evropa dhe Australia për të ndarë komentet tuaja të vlefshme dhe për të na ndihmuar të përmirësojmë platformën MENTUPP duke kuptuar më mirë nevojat tuaja.
Për më shumë informacion rreth projektit MENTUPP, kontrolloni faqen tonë të internetit mentuppproject.eu.
Faleminderit për pjesëmarrjen në projektin MENTUPP . Ne e vlerësojmë vërtet interesin dhe kontributin tuaj të vyer në kërkimin tonë mbi përmirësimin e shëndetit mendor në vendin e punës. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi të ndani mendimin tuaj, ju lutemi kontaktoni në mentupp@eaad.net.