Për përdoruesit e MENTUPP Hub, zbatohen kushtet e mëposhtme të përdorimit:
Përdoruesit e regjistruar mund të përdorin të gjitha informacionet dhe materialet në MENTUPP Hub. Përdorimi i tyre parashikohet ekskluzivisht për përdorim personal. Çdo përdorim tjetër, dhe ri-prodhim i informacioneve apo materialeve, kërkon leje paraprake nga Projekti MENTUPP.
MENTUPP Hub përmban link-e me faqet e internetit të palëve të treta. Projekti MENTUPP nuk ka ndonjë përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve dhe as nuk është përgjegjës për disponueshmërinë e tyre.
Informacioni dhe materialet në MENTUPP Hub nuk pritet të kenë ndonjë efekt negativ në shëndetin tuaj mendor.
Projekti MENTUPP nuk do të jetë përgjegjës për dëme, humbje ose lëndime përsa i përket çështjeve që adresohen në MENTUPP Hub përmes informacioneve. Kjo përfshin edhe veprimet e ndërmarra ose jo si pasojë e informacionit të përfshirë në MENTUPP HUB (duke përfshirë edhe humbjen ose dëmtimin e shkaktuar nga neglizhenca).