Mbrojtja e privatësisë së të dhënave

Psë është e rëndësishme deklarata e privatësisë së të dhënave?

 

Projekti MENTUPP i merr shumë seriozisht të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave dhe ka një detyrim ligjor që të ofrojë sigurinë e të dhënave tuaja. Kjo deklaratë e privatësisë ju tregon pse ne mbledhim të dhëna kur vizitoni këtë platformë, dhe si mund të përdorni ose të ndryshoni informacionin personal që ne disponojmë.

Ju lutemi vini re se kjo deklaratë e privatësisë vlen vetëm për MENTUPP Hub, dhe për asnjë faqe tjetër në internet të përmendur ose të lidhur me MENTUPP Hub.

 

 

Me çfarë ka të bëjë kjo deklaratë?

 

Projekti MENTUPP financohet nga programi i kërkimit dhe inovacionit të Bashkimit Evropian Horizon 2020 nën marrëveshjen e grantit Nr. 848137. MENTUPP Hub është krijuar si pjesë e Projektit MENTUPP.

Kjo faqe në internet mirëmbahet nga Aleanca Evropiane Kundër Depresionit e.V. (EAAD) në emër të Projektit MENTUPP. Ju mund të kontaktoni EAAD si më poshtë:

E-mail: dataprotection@eaad.net

Telefoni: +49 (0) 69 6301 863 44

Adresa:

Aleanca Evropiane Kundër Depresionit e.V.

Goerdelerring 9

04109, Leipzig

Gjermani

 

 

Cilat të dhë na do të mblodhen në MENTUPP Hub?

 

Baza ligjore

 

Për të marrë pjesë në MENTUPP, duhet të regjistroheni në këtë platformë nëpërmjet internetit. Në procesin e regjistrimit, duhet të siguroni të dhënat personale të paraqitura në sesionin vijues.

Pjesëmarrja në MENTUPP është vullnetare dhe kërkon pëlqimin tuaj, sipas GDPR (Art. 6 para.1). Informacioni në lidhje me miratimin e informuar përshkruhet në mënyrë gjithëpërfshirëse në procesin e pëlqimit të MENTUPP. Kjo përfshin, ndër të tjera, që të dhënat tuaja mund të përdoren për qëllime kërkimore, në mënyrë anonime.

Ju mund të kundërshtoni këtë pëlqim në çdo kohë duke dërguar një email në adresën: dataprotection@eaad.net.

Në këtë rast, ju nuk do të përfshiheni në asnë përdorim të ardhshëm të MENTUPP Hub, pasi ndarja e të dhënave personale për qëllime kërkimore dhe jo-kërkimore nuk është teknikisht e mundur. Për më tepër kjo gjë nuk synohet nga sponsori i projektit dhe është një interes i ligjshëm në përputhje me GDPR (neni 89).

 

Procesi i regjistrimit

 

Për t'u regjistruar si përdorues në MENTUPP Hub, do t'ju kërkohet të jepni të dhënat e mëposhtme:

  • Emri dhe mbiemri
  • Adresa e postës elektronike ose numri i telefonit celular

Kjo ju mundëson të merrni një link aktivizimi si pjesë e procesit të regjistrimit.

  • Emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi

Këto përdoren për të rregulluar hyrjen në llogarinë tuaj.

  • Kodi i NVM-ve

Kjo do t'ju sigurohet nga punëdhënësi juaj.

  • Nëse jeni një punonjës apo jeni në një pozicion drejtues

Kjo i mundëson Hub-it të rekomandojë materiale që përputhen me përgjegjësitë tuaja të menaxhimit.

  • 4 Numrat e Rastësishëm

Kodi që keni marrë nga NVM-ja juaj dhe 4 numrat e rastësishëm që zgjodhët do të krijojnë për ju, një kod unik ID.

 

Përse po i mbledhim këto informacione?

 

Qëllimi kryesor i Projektit MENTUPP është të përmirësojë shëndetin mendor në vendin e punës duke zhvilluar, zbatuar dhe vlerësuar një ndërhyrje në shumë nivele që synon vështirësitë e shëndetit mendor në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në sektorët e ndërtimit, kujdesit shëndetësor dhe TIK. Qëllimi dytësor është të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të depresionit dhe reduktimin e sjelljeve vetëvrasëse.

Projekti MENTUPP ka zhvilluar një sërë ndërhyrjesh, përdorimi dhe ndikimi i të cilave do të vlerësohen për qëllime kërkimore. Qëllimi është që këto ndërhyrje të jenë gjerësisht të disponueshme në vendet e punës, nëse provohen se janë të efektshme.

Si pjesë e Projektit MENTUPP të dhënat do të mblidhen brenda MENTUPP Hub. Qëllimi i tij është të vlerësojë se si po përdoren ndërhyrjet dhe ndikimin e tyre.

Këto të dhëna do të anonimizohen, dhe asnjë e dhënë personale nuk do të përdoret për qëllime vlerësimi apo të ndahet me një palë të tretë.

Përveç të dhënave të regjistrimit të përshkruara më sipër, të dhënat e mbledhura do të përfshijnë edhe të dhënat e mëposhtme:

  • Numri i përdoruesve të regjistruar në MENTTUP Hub.
  • Rregullsia (data dhe ora) e hyrjes së përdoruesit në MENTUPP Hub.
  • Koha totale që një përdorues kalon në MENTUPP Hub kur identifikohet.
  • Faqet në MENTUPP Hub që një përdorues viziton/klikon kur identifikohet.

Të dhënat si më sipër, do të lidhen me Kodin tuaj Unik të Identifikimit sesa me të dhënat tuaja personale të mbajtura në MENTUPP Hub, të cilat mblidhen për qëllime regjistrimi.

 

 

Çfarë do të bëhet me këtë informacion dhe a janë të sigurta të dhënat e mia?

 

Të gjitha të dhënat që mbledhim ruhen në një server qendror të sigurt në mjediset e një ofruesi të shërbimit të internetit në Gjermani. Do të merren të gjitha masat e arsyeshme fizike dhe teknike për të garantuar sigurinë e të dhënave në të gjitha pikat. I gjithë komunikimi midis pajisjes tuaj dixhitale dhe serverit tonë është i koduar.

Të dhënat do të analizohen dhe vlerësohen për qëllime hulumtimi si pjesë e Projektit MENTUPP. Për këtë qëllim, të dhënat do të transferohen në mënyrë të sigurt midis organizatave partnere dhe partnerëve të projektit të angazhuar në detyrat e vlerësimit. Të gjithë partnerët pjesëmarrës të projektit u nënshtrohen ligjeve për mbrojtjen e të dhënave.

Të dhënat nuk do të ndahen me punëdhënësin tuaj.

Të dhënat anonime mund të përdoren për botime (shkencore) në lidhje me Projektin MENTUPP dhe /ose në procesin e shpërndarjes së informacionit në lidhje me Projektin MENTUPP.

Ju mund të kontribuoni në sigurinë e të dhënave tuaja duke mbrojtur fjalëkalimin tuaj dhe duke mos e ndarë me të tjerët.

 

 

Kush do të ketë akses në të dhënat e mia?

 

Të dhënat janë të arritshme vetëm për partnerët (organizatat) zyrtarë të hulumtimit në Projektin MENTUPP.

Projekti MENTUPP nuk do të:

  • Përdorë apo të zbulojë të dhënat tuaja personale pa lejen tuaj të qartë, ose nëse nuk përballen me një detyrim ligjor për ta bërë këtë.
  • Përdorë të dhënat tuaja personale për t'ju dërguar e-mail informues të cilin nuk e keni kërkuar (spam).
  • Sigurojë apo të shesë të dhënat tuaja personale asnjë pale të tretë (p.sh. për qëllime promovuese).

 

A kam të drejtë që të aksesoj apo ndryshoj të dhënat e mia?

 

Po, ju keni tre të drejta që ju akordohen nga Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian:

  • Ju keni të drejtë të ri-shikoni të gjitha të dhënat që kemi ruajtur për ju.
  • Ju keni të drejtë të korrigjoni çdo të dhënë që kemi ruajtur për ju që është e pa saktë.
  • Ju keni të drejtë të fshini të gjitha të dhënat që kemi ruajtur për ju.

Nëse dëshironi të ushtroni këto të drejta, ju lutemi dërgoni një email në dataprotection@eaad.net me temë 'Kërkesë për të Dhëna - MENTUPP Hub ‘dhe jini të gatshëm të jepni dëshmi të identitetit tuaj, zakonisht duke shkruar nga adresa e postës elektronike që keni përdorur për t'u regjistruar.

Nëse nuk jeni të kënaqur me trajtimin tonë ndaj të dhënave tuaja, ju keni të drejtë të ankoheni në agjencinë e mbrojtjes së të dhënave në vendin tuaj.

 

 

Cookies (gjurmues të të dhënave)

 

Kjo faqe në internet përdor cookies (skedarë të vegjël që mund të shkarkohen në një PC ose pajisje tjetër kur përdoruesi hyn në faqet të caktuara në internet). Një ‘cookie’ lejon që një faqe në internet të "njohë" pajisjen e një përdoruesi dhe e bën më të lehtë navigimin në platformë, duke hequr nevojën për të ri-futur të dhëna. Në MENTUPP Hub, cookies përdoren për t’ju njohur kur identifikoheni dhe për të vendosur tekstin që shfaqet në gjuhën tuaj të preferuar. Cookies të sesionit (të përkohshëm) përdoren në procesin e vërtetimit. Ne nuk përdorim cookies (gjurmues të të dhënave) për të ruajtur të dhënat personale.

 

Përmbajtje shtesë nga faqet e tjera

 

YouTube

 

MENTUPP Hub mund të përfshijë përmbajtje shtesë nga faqet e tjera, të tilla si video. Këto përmbajtje shtesë nga faqet e tjera të internetit shfaqen në të njëjtën mënyrë sikurse përdoruesi ta ketë vizituar atë faqe. Këto Web-faqe mund të mbledhin të dhëna për ju, të përdorin cookies, të vendosin gjurmime shtesë të palëve të treta, si dhe të monitorojnë ndërveprimin tuaj me përmbajtjen shtesë.

Përmbajtja e YouTube është e integruar vetëm në "mënyrën e zgjeruar të mbrojtjes së të dhënave". Vetë YouTube e siguron këtë mënyrë por që fillimisht nuk kursen asnjë \cookie’ në pajisjen tuaj. Sidoqoftë, kur shfaqen faqet përkatëse, adresa e IP dhe të dhëna të tjera (p.sh. informacioni në lidhje me pajisjen tuaj si sistemi operativ ose shfletuesi) transmetohen dhe kështu, sigurohet në veçanti informacion se cilat nga faqet tona të Internetit keni vizituar. Sidoqoftë, ky informacion nuk mund t'ju caktohet nëse nuk jeni identifikuar në YouTube ose në një shërbim tjetër të Google (p.sh. Google+) para se të hyni në faqe ose të jeni të regjistruar.

Sapo të filloni riprodhimin e një videoje në faqe duke klikuar mbi të, YouTube ruan vetëm cookie-t në pajisjen tuaj, përmes mënyrës së zgjeruar të privatësisë, të cilat nuk përmbajnë të dhëna personale të identifikueshme, vetëm nëse jeni identifikuar aktualisht në një shërbim të Google. Këto cookies mund të parandalohen nga cilësimet dhe shtesat e duhura të shfletuesit.

 

 

Ndryshimet në këtë "Deklaratë Privatësie"

 

Në rast se bëhen ndonjë ndryshim në të dhënat që mbledhim dhe si i përdorim ato të dhëna, ne do të rishikojmë Deklaratën e Privatësisë të MENTUPP Hub dhe do të informojmë përdoruesit për kushtet e ndryshuara.

Nëse keni pyetje të mëtejshme në lidhje me këtë Deklaratë të Privatësisë së të Dhënave, ju lutemi dërgoni me email dataprotection@eaad.net.